Tronditet Bayern, ylli i ekipit rrezikon të qëndrojë 9 muaj larg fushave

498
Sigal

Bayern Munich ka fituar 3-1 ndeshjen e luajtur sot me Bayer Leverkusen, por rrezikon të humbasë për 9 muaj francezin Corentin Tolisso.

Lojtari është dëmtuar në fundin e pjesës së parë pas një përplasje me Kevin Volland. Në vendin e tij është aktivizuar James Rodriguez, i cili ka shënuar golin e tretë të bavarezëve.

Ka qenë vetë klubi bavarez që ka lajmëruar në profilin zyrtar në Twitter se francezi mund të ketë pësuar një dëmtim serioz në ligamentet e përparme të gjurit.

Nëse kjo do të jetë edhe diagnoza zyrtare, atëherë futbollisti rrezikon të qëndrojë larg fushave për nëntë muaj ose për një vit.