Triumfon për herë të gjashtë, “Këpuca e Artë” sërish e Leo Messit

471
Sigal

Lionel Messi i shton një tjetër trofe karrierës së tij spektakolare, duke fituar për herë të gjashtë “Këpucën e Artë” si shënuesi më i mirë në edicionin e kaluar. Sulmuesi argjentinas i Barcelonës realizoi 36 gola, duke lënë pas në renditje Kylian Mbappé (33 gola në Ligue 1) dhe Fabio Quagliarella (26 gola në Serie A). Me këtë sukses, “Pleshti” thellon diferencën me rivalin e tij të përjetshëm Cristiano Ronaldo, që e ka fituar katër herë “Këpucën e Artë”.

“Ia dedikoj familjes time – ka thënë Messi pasi mori trofeun nga fëmijët e tij – Pa skuadrën time, nuk do të kisha fituar asnjë trofe. Champions League është diçka speciale që duam ta fitojmë çdo vit, por të gjithë e dimë se La Liga është shumë e rëndësishme. Vetëm ajo të mundëson të luash mes më të mirëve në Europë. Ne jemi Barcelona dhe duam të fitojmë gjithmonë”, është shprehur argjentinasi.