Triumfon edhe Romela Begaj në Kazakistan, e artë në shkëputje

549
Sigal

Romela Begaj ka triumfuar në garën e shkeputjes, duke u shpallur kampione bote. Sportistja shqiptare fitoi medaljen e artë në stilin e shkëputjes ku ngriti 113 kilogram pas 3 provave.

Begaj merr pjesë në peshën deri 63 kg dhe dështoi vetëm në njërën nga provat. Ajo ngriti, fillimisht 110 kg, dështoi për të ngritur 113 kg, por në provën e tretë e ngriti këtë peshë.

Falë dështimit të konkurrentes kryesore, ajo u shpall kampione e botës në këtë stil.

Në dygarësh, ajo ka ngritur 245 kg, duke u renditur në vendin e 7-të.  Në provën e parë tentoi të ngrinte 127 kg, por dështoi. Në provën e dytë 127 kg ia doli me sukses peshëngritësja kuqezi. Begaj ka shkelqyer edhe në provën e tretë, kur ka ngritur shtangën me peshën 132 kg.

romela begaj

Rama: Kampione bote për të gjitha vajzat shqiptare

I menjëherëshëm ka qenë reagimi i kryeministrit Edi Rama. Në një status në rrjetin social Facebook Rama shkruan se Romela është kampione për të gjitha vajzat shqiptare. 

“Urime urime urime Romela Begës për medaljen e artë! Një kampione bote për gjithë vajzat shqiptare! Superbarazi gjinore në medaljet e arit”, shkruan Rama në Facebook.

Basha: Përpara shqipe!

Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha gjithashtu ka uruar peshëngritësen : “Romela triumfon sërish! Kampionati Botëror i peshëngritjes edhe sot foli shqip. Mirënjohje dhe respekt Romelës, kampiones së botës, që ia shton krenarine sportit shqiptar. Perpara Shqipe!”