Tri sfida brenda pak ditëve, Pep Guardiola komenton shortin që vuri përballë Tottenhamin

506
Sigal

Manchester City ka mësuar sot rivalin për në çerekfinalen e Champions League, teksa do të përballet me Tottenhamin. Pep Guardiola ka filluar që të bëjë llogaritë pasi do të ketë tri ndeshje brenda 12 ditëve ndaj “Spursave” , një prej tyre në kampionat.

Jemi dy skuadra që e njohim mirë njëra-tjetrën, ndaj do të jetë një përballje 50-50. Nuk ka favoritë për këtë sfidë në Champions, për fat luhet në 180 minuta. Çdo ekip ka anën e tij të fortë dhe dobësitë e tij, si ne ashtu dhe rivalët tanë. Kam respekt të madh për Tottenham, por kjo gjë vlen për çdo rival që do të kishim përballë në Champions League raundin tjetër.

Të trija ndeshjet ndaj Tottenham janë të rëndësishme, njëra për kampionat dhe dy për Champions, ndaj asnjëherë nuk do të nënvlerësohet. Mund të shkojmë deri në fund në të dyja eventet. Nuk do të toleroj në kampionat për Champions, sidomos tani që jemi në krye. Çdo gabim është i ndëshkueshëm dhe i parikuperueshëm, ndaj nuk do të tolerojmë në asnjë sfidë. Do të luajnë më të mirët”, tha Guardiola.