Tre “bomberat” e Superiores, i lenë “targën”sezonit të ri!

528
Në sezonin e kaluar të Kategorisë Superiore, tre futbollistët që u renditën të parë në listën e golashënuesve, në sezonin e ri nuk do të jenë më pjesë e kësaj kategorie. Pejiç me Kukësin shënoi 28 gola, Ekuban me Partizanin shënoi 17 gola, dhe Salihi me Skënderbeun shënoi 15 gola, dhe të tre së bashku në total shënuan 60 gola, kundrejt 316 golave që u shënuan në Kategorinë Superiore në 36 javë, nga 112 futbollistë. Një humbje e konsiderueshme kjo, kur kemi parasysh se pas këtyre futbollistëve, të pakët ishin të tjerët që arritën të shënon deri në 10 gola në sezon. Natyrisht që këta “bombera” do ti mungojnë Superiores, edhe pse lëvizjet e shumta që janë bërë në merkaton e kësaj vere nga Partizani e Kukësi, kanë sjellë emra të tjerë sulmuesish. Por, nuk do të jenë Salihi e Pejiç , së bashku kanë fituar 6 herë “Këpuca e Artë”e Kampionatit, e këtu nuk themi se po bëjmë nostalgjikun. Ndërthurja e brezave, e aktualitetit me perspektivë, janë një element i rëndësishëm në ç do sport kolektiv, e këtë herë, të tre këta “moskëtierët”e 61 golave, do të jenë një boshllëk që duhen plotësuar, por të presim. Sepse ende nuk e dimë se ç farë shënjestre do të kenë të tjerët në tundjen e rrjetave.
Sigal