Tre alternativat e Real Madrid për të zëvendësuar Zidane

37
Zinedine Zidane qëndron deri në fund të sezonit. Reali i Madridit i këtij sezoni dukshëm është shumë larg pritshmërive dhe siç ndodh zakonisht kur gjërat nuk ecin ashtu siç duhet, pesha e fajit bie mbi trajnerin. Nisur nga kjo në radhët e klubit merengues, kanë nisur të shqyrtojnë disa alternativa në lidhje me pasuesin e francezit. Në listë qëndrojnë disa kandidatë.
Njëri prej tyre është tekniku i Tottenhamit, Mauricio Pochettino. Argjentinasi ka një kontratë me klubin anglez deri më 2021 dhe për ta bindur të ndryshojë stol duket thuajse diçka e pamundur, sepse presidenti i Spurs-ave, Daniel Levy nuk ka aspak ndërmend ta largojë Pochettinon.
Joachim Low është një tjetër preferencë e presidentit Florentino Perez, por edhe trajneri i kombëtares gjermane ka kontratë me pancerat deri më 2020. Sidoqoftë për gjermanin shanset ekzistojnë, por për të nisur bisedimet duhet pritur fundi i kampionatit Botëror, Rusi 2018.

Jurgen Klopp mbyll listën e kandidatëve. Kontrata me The Reds skadon më 2022. Nëse ka një kandidaturë që mund të thuhet se shanset janë zero është pikërisht për emrin e gjermanit. Në Anfield e duan të gjithë.
Deri në verë lista mund të pasohet edhe me emra të tjerë por nga ana tjetër lamtumira e Zidane me Realin e Madridit po afron.