Transferta kundër Malagës, Messi nuk udhëton me Barcelonën

728
Lionel Messi nuk do të jetë i disponueshëm për sfidën e sotme që Barcelona do të luajë në transfertë kundër Malagës. Klubi katalanas me anë të një njoftimi lajmëroi se ylli i skuadrës do të mungojë për arsye personale.
Messi, i cili ka luajtur si titullar të gjitha ndeshjet e kampionatit deri tani (përveç derbit me Espanyol), nuk do të jetë fare i pranishëm në “La Rosaleda”.
Sipas mediave sportive spanjolle, arsyeja e mungesës është se bashkëshortja e tij Antonella solli në jetë djalin e tyre të tretë, Ciro Messi.
Sigal