Trajneri Zinedin Zidan me sytë nga Fiorentina: Më pëlqen shumë ai lojtar

550
Reali ka pasur probleme në sulm gjatë këtij sezoni, por Zidan në fakt nuk ka dashur të bëjë merkato në janar. Gjatë fjalës së tij për mediat italiane pas gjysmëfinales së Champions-it, Zizu i ka thurur elozhe djalit të Simeones, Xhovanit, i cili është duke shkëlqyer këtë vit me Fiorentinën.
“Është një lojtar i shkëlqyer dhe një sulmues shumë i fortë. Më pëlqen mënyra se si impenjohet gjatë lojës. Unë e ndjek kampionatin italian dhe më pëlqen shumë ai lojtar”, tha Zidan duke hapur spirale për një transferim të mundshëm të tijin në Madrid.
Por diçka e tillë është e pabesueshme, pasi i ati i tij është trajner i Atletikos dhe e ka të lidhur jetën me ngjyrat bardhekuqe.
Sigal