Trajneri serb i Milanit paralajmëron humbjen në Elbasan: Kemi probleme të mëdha

461
Situata në kombëtaren serbe nuk është aspak mirë dhe një gjë të tillë e pranon duke mos fshehur asgjë edhe trajneri i Milanit, Mihajlovic.
Mungesa e disiplinës dhe egoja personale janë shkaqet kryesore, që sipas Mihajlovic kanë bërë që Serbia të përfundojë në fundin e renditjes në eliminatoret për Europianin e Francës.
“Rregullat janë thelbësore në një ekip, pasi pa rregull talenti nuk vlen. Ne serbët kemi pasur gjithmonë përfaqësuese të madhe, por nuk kemi fituar kurrë, sepse secili bënte atë që donte. Jo rastësisht Shqipëria ka 11 pikë në grup dhe Serbia më pak”, tha Mihajlovic.
Kritikat e Mihajlovic për Serbinë vijnë para ndeshjes së kthimit me kuqezinjtë në “Elbasan Arena” më 8 tetor.
Nëse Shqipëria fiton ndeshjen me Serbinë dhe Danimarka humbet me Portugalinë sigurojmë kualifikimin në Francë 2016 direkt. 
Sigal