Trajneri Samuel Nikaj: Kastrioti është skuadër solide, për Superioren duhen pak ndërhyrje

974
Sigal

Një ditë pas humbjes në finalen e Kategorisë së Parë, trajneri Samuel Nikaj i Kastriotit, për gazetën “Telegraf” deklaroi se Tirana e meritoi fitoren, ndërsa nuk ka nevojë për shumë ndërhyrje në skuadër. “Në atë ndeshje ne bëmë një pjesë të parë të mirë, ndërsa në pjesën e dytë ramë disi, ndoshta edhe nga mungesat që kishim. Tirana e meritoi fitoren, dhe ne tashmë jemi duke menduar për Superioren”, kështu theksoi fillimisht në deklarimin e tij trajneri Nikaj, i cili mendon se Kastrioti nuk ka nevojë për shumë ndërhyrje. “Nuk ka nevojë për shumë ndërhyrje në skuadër, duhen vetëm 2-3 lojtarë për të pasur një skuadër më solide. Ndërsa për qëndrimin tim këtu, do do të flas me drejtuesit, nëse do të jem në planet e tyre. Në vazhdimësi, besoj se gjithçka do të zbardhet për sa biseduam së bashku”, përfundoi trajneri i Kastriotit, Samuel Nikaj.

Ndeshjet finale

Datë 16 maj 2018

Finale/ Kategoria e Parë

Tirana-Kastrioti           2-0

(Tirana Kampione)

Datë 17 maj 2018

Finale/ Kategoria e Dytë

Elbasani-Vora             2-5

(Vora Kampione)

Play-out/ Kateg 1-Kateg 2

Datë 17 maj 2018

Vllaznia B-Orikumi     2-2

(Vllaznia B fiton me penallti)

Sot, 19 maj 2018

Shkumbini-Veleçiku   16:30

(Në “Selman Stërmasi”)