Trajneri Panuçi: Erdhëm për fitore, pastaj të shohim çfarë na sjell fati

471
Dje, në konferencën e zakonshme të shtypit, trajneri i Kombëtares sonë Kristian Panuçi, ka deklaruar mes të tjerave se Shqipëria ka ardhur në Strumicë për të fituar ndeshjen me Maqedoninë. “Këtu kemi ardhur për të fituar ndeshjen, pastaj të shohim çfarë na sjell fati, me siguri nuk firmosim për një barazim, hyjmë në fushë me kurajë. Me respekt të madh për Maqedoninë, por jemi të ndërgjegjshëm për cilësitë tona”, ka theksuar trajneri i Kombëtares sonë, i cili në detajet e tjera, duket se e ka ideuar një rezultat pozitiv. “Sadiku është në dispozicion, i kam të gjithë në dispozicion, dhe nesër (sot) do të shihni lojtarët që do të zbresin në fushë. Stadiumi është i vogël dhe terreni është i mirë, por stadiumet e vogla kanë gjithmonë vështirësi. Ne duhet të mendojmë të luajmë ndeshjen tonë, dhe nga kjo pikëpamje të jemi gati. Asnjë mbrojtje fikse për Pandev, e njoh, është një lojtar me kualitet të mirë, duhet marrë në konsideratë, por nuk do të ketë asnjë markim fiks ndaj tij”.
Sigal