Trajneri nuk ishte dakord me emërimin e drejtorit sportiv, presidenti i Marsejës kërcënohet me vdekje

302

Situatë e nderë në klubin e Marsejës. Presidenti i francezëve, Zhak-Henri-Ejraud ka marrë kërcënime për jetën teksa së fundmi ka emëruar drejtorin e ri sportiv të klubit. Ejraud konfirmoi se në këtë rol ka angazhuar Pol Aldrixh i ardhur nga klubi i Aston Vilës.

Dikujt kjo zgjedhje nuk i ka shkuar aspak përshtat dhe nëpërmjet rrjeteve sociale presidenti është kërcënuar, ndërsa ajo që e ka bërë serioze ka qenë edhe fakti se personi dinte edhe adresën e saktë të shtëpisë së Ejraud. Ejraud nuk ka humbur kohë dhe i është drejtuar organeve kompetente duke denoncuar aktin.

Një nga ato që e ka shprehur hapur zhgënjimin për emërimin e drejtorit të ri sportiv ishte trajneri Andre Vilas Boas. Portugezi ka theksuar se nuk e dinte për vendimin e presidentit për të marrë drejtorin e ri sportiv dhe se pret që kjo zgjedhje të justifikohet, edhe pse për momentin kërkon të evitojë komentet e tepërta.