Trajneri në krah të Sadikut: Po punon shumë, nuk jam i shqetësuar për të

539
Sulmuesi i Kombëtares sonë të futbollit, Armando Sadiku, nuk po kalon shumë ditë të mira në eksperiencën e Me Levanten në La Liga të Spanjës. Sadiku ka javë që vazhdon të jetë në kërkim të golit, për të ndihmuar skuadrën e tij të sigurojë matematikisht mbijetesën dhe për t’u mbyllur gojën kritikëve, të cilët janë treguar të pamëshirshëm ndaj tij në Spanjë. Mungesa e golit duket se ka ndikuar shumë edhe psikologjikisht te lojtari, e në stërvitjet e fundit, trajneri Pako Lopez është ndalur veçmas me të. “Nuk jam i shqetësuar për Sadikun. Ai se ka një gjendje fizike të jashtëzakonshme, një finalizim me të dy këmbët që është i pabesueshëm. Por, këtu gjërat i përjetojmë ditë pas dite”, theksoi Lopez, duke nënkuptuar se ka besim të plotë të Sadiku.
Sigal