Trajneri Jurgen Fici: Kjo eksperiencë të shpërndahet në notin shqiptar

953
Edhe pse i ri në moshë, Jurgen Fici është një nga trajnerët e së ardhmes në notin shqiptar, dhe duke qenë në Ostia në trajningun një javor, ai deklaroi për gazetën “Telegraf” se kjo ishte një eksperiencë e madhe për notarët e trajnerët shqiptarë. “Metodikat e përparuara që trajneri Valter Bolonjani përdori në atë javë trajnimi me ne grupin nga Shqipëria, mendoj se do të jenë një eksperiencë e madhe për të gjithë”, deklaroi fillimisht trajneri Fici, i cili e kishte edhe një “merak” këtë eksperiencë. “mendoj se të tilla eksperienca kaq të vlefshme që FSHN-ja po i bën të shpeshta, të shpërndahen edhe tek trajnerët e notarët e tjerë në Shqipëri. Duhet një bashkëpunim real, që kjo eksperiencë e Ostias të mos mbetet vetëm për ne që ishim pjesëmarrës”.
Sigal