Trajneri Ilir Daja “qan” mungesat e Lilajt e Xhejms

616
Para ndeshjes së nesërme me Mlada Boleslav, trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, e pranoi për gazetën “Telegraf”, se dy mungesat e Lilajt dhe Xhejmsit, janë të rëndësishme për ekipin e tij. “E kam studiuar Mladën, e cila ka një grup të mirë, por janë 180 minuta për t’u luajtur dhe që do të përcaktojnë se kush kalon më tej. Ne kemi punuar në këto seanca të fundit, në mënyrë që ta përgatisim sa më mirë ndeshjen e parë në Çeki, por ajo që na ka shqetësuar, janë dy mungesat e rëndësishme të Lilajt i skualifikuar dhe Xhejmsit të dëmtuar, dy lojtarë titullarë. Shpresoj që të marrim më të mirën nga kjo përballje e parë”, kështu deklaroi trajneri i Skënderbeut, një ditë para nisjes për në Çeki. Por, edhe në skuadrën e Mlladës deklarohej dje se do të kishte mungesa në takimin e parë ndaj Skënderbeut, dhe bëhet fjalë për një lojtar të rëndësishëm, sulmuesi Jan Hramosta, i cili shënoi në ndeshjen me Shamrokun.
Axhenda e Skënderbeut
Dje, 25 korrik 2017
Ora 11:00 Stërvitje në stadiumin “Skënderbeu”.
Ora 12:30 Dreka në Korçë.
Ora 15:00 Nisja për në Shkup dhe akomodimi në qytet.

Sot, 26 korrik 2017
Ora 04:10 Nisja nga Shkupit për Pragë.
Ora 06:00 Mbërritja në Pragë.
Ora 07:00 Nisja nga Praga drejt Boleslavit dhe akomodimi në hotel. 
Ora 17:30 Në stadiumin “Mestski” konferencë shtypi e trajnerit Daja dhe kapitenit Shehi.
Ora 18:00 Stërvitja e fundit në stadium për 60 minuta.
Ora 20:00 Kthimi në hotel.

Nesër, 27 korrik 2017
Ora 18:00 Ndeshja Mlada Boleslav-Skënderbeu
Ora 20:00 Përfundimit i ndeshjes dhe konferenca e shtypit.
Ora 22:00 Nisja nga Çekia në drejtim të Shqipërisë
Sigal