Trajneri Ilir Daja ka një merak, qarkullimin e topit

568
Kanë mbetur pak orë nga ndeshja që e ndan Skënderbeun nga historia, dhe trajneri Ilir Daja ka vetëm një merak. “Duhet të mendojnë që ndeshja nis 0-0 dhe jo 1-1. Në fushë, duhet të hyjmë me këtë ide, që gjithçka fillon nga e para. Ndoshta kjo është forma e duhur që skuadra ta nisë lojën ashtu si në Zagreb, ku bëmë një pjesë të parë realisht të mirë. Nëse veprojmë kështu, atëherë do t’i kemi shanset tona për kualifikim. Mendoj se kroatët do të vijnë me tjetër strategji në Shqipëri dhe, për këtë, duhet të jemi të përqendruar dyfish, të bëjmë gjithçka që topi të mbetet më pak në këmbët e Dinamos”.
Sigal