Trajneri i Vllaznisë, Kol Shiroka: Bashkia dhe Klubi, na kanë braktisur

944
Nga Agron KAJA
Gjatë bisedës me trajnerin e Vllaznisë, Kol Shiroka, veç pjesëmarrjes së notarëve shkodranë në garat e Kupës së Shqipërisë në Not, mësuam edhe detaje nga stërvitshmëria e tyre, njëherësh edhe për kujdesin e pakët që tregon Klubi Shumësportësh e Bashkia Shkodër. “Në fakt, në të tilla veprimtari, mirë është që të shikohen garat, por paralel do të thosha se për të ardhur deri këtu, ne kemi kaluar edhe momente jo të mira, sa i përket stërvitshmërisë e kujdesit. Si Bashkia, dhe Klubi Shumësportësh, nuk kanë vlerësim për notin, as për të marrë pjesë në gara. Çdo gjë është brenda pasionit të notarëve dhe kujdesit të familjeve të tyre. Tradita e notit në Shkodër, për momentin ka humbur, sepse që nga viti 2008 me Rovena Markun, Vllaznia nuk ka nxjerrë kampionë të tjerë”, kështu theksoi fillimisht në deklarimin e tij trajneri i Vllaznisë, Kol Shiroka, i cili më pas tregoi edhe për kushtet e dobëta që kanë në Shkodër për tu stërvitur, por deri diku edhe i plotësuar me rezultatet që arritën notarët shkodranë në këto gara të Kupës së Shqipërisë. “Për vetë kushtet që ju përmenda më sipër, më duhet të falënderoj dashamirësinë e pronarëve të Hotel “Meteor”, të cilët na mundësojnë 2 orë në ditë të stërvitemi në pishinën e tyre. Realisht ata po e mbajnë gjallë notin shkodran, e duke qenë në këto kushte, stërvitshmëria jonë është vetëm për gara të shkurtra. Edhe këtu në Kupën e Shqipërisë u përfaqësuam me 8 notarë, 7 meshkuj e 1 femër, kryesisht në garat 100, 200 e 400 m”. Ish-rekordmeni dhe kampioni shkodran në garat 100, 200 dhe 400 m stil i lirë, njëherësh edhe fitues i Spartakiadës Kombëtare në vitin 1989 në këto gara, sot duket si “jetim” në aspektin e realitetit në të cilin ndodhet noti shkodranë në këtë periudhë. “Kështu duket sikur po qahemi, por unë e kuptoj ndryshe. Sepse duhet thënë realiteti, sepse nuk mundet që pasionin dhe përkushtimin e notarëve ta ndrydhim e të flasim ndryshe. Unë falënderoj Federatën Shqiptare të Notit, e veçanërisht Presidentin Agim Çiraku, që po e mbajnë gjallë këtë sport. Sepse është një sport i veçantë që kërkon infrastrukturë gjithëvjetore, kërkon njerëz që e duan si sport, njëherësh kërkon edhe financa. Por, do mundohemi që të sfidojmë disa prej këtyre mangësive, dhe në vitin e ardhshëm të kemi një Vllazni tjetër në sportin e notit”, përfundoi në deklarimin e tij trajneri i Vllaznisë, Kol Shiroka.
Si Bashkia Shkodër, dhe Klubi Shumësportësh, nuk kanë vlerësim për notin, as për të marrë pjesë në gara. Çdo gjë është brenda pasionit të notarëve dhe kujdesit të familjeve të tyre. Tradita e notit në Shkodër, për momentin ka humbur, sepse që nga viti 2008 me Rovena Markun, Vllaznia nuk ka nxjerrë kampionë të tjerë
FITUESIT DITA E DYTË
E mërkurë, 30 gusht 2017
PARADITE
400 m stil i lirë/ femra
Nargi Golashi Teuta 5.08.30
50 m stil i lirë/ Meshkuj
Justin Arapi Butrint 25.35
100 m stil bretkosë/ Femra
Ines Mema-TDS 1.26.90
200 stil flutur/ Meshkuj
Ronaldo Serjani-Butrint 2.27.65
100 m stil flutur/ Femra
Aries Rama-Stela 2.27.65
800 m stil i lirë/ Meshkuj
Frenc Bërdaku-Teuta 8.52.35
50 m stil shpinë/ Femra
Alesia Neziri-Tirana 33.68
100 m stil bretkosë/ Meshkuj
Ergi Veli-Stela 1.11.22
4X100 m stafetë stil i lirë/ Femra
Ekipi i Tiranës 4.46.09
4X100 m miks/ Meshkuj
Ekipi Te Stela 4.28.01
PASDITE
200 m stil shpinë/ Meshkuj
Justin Arapaj-Butrinti 2.21.17 
200 m stil bretkosë/ Femra
Sonja Kapedani-Te Stela 3.04.25
100 m stil i lirë/ Meshkuj
Binald Mahmuti-Tirana 57.16
50 m stil flutur/ Femra
Nikol Merizaj-Tirana 30.82
1500 m stil i lirë/ Meshkuj
Shaban Tërshalla-Butrinti 19.10.88
1500 m stil i lirë/ Femra
Sara Dande-Te Stela 20.58.78
200 m stil bretkosë/ Meshkuj
Ergi Veli-Te Stela 2.31.96
100 m stil shpinë/ Femra
Alesia Neziri-Tirana 1.15.06
4X200 m stafetë stil i lirë/ Meshkuj
Ekipi i Tiranës 8.51.68
4X200 m stafetë stil i lirë/ Femra
Ekipi i Tiranës 10.29.60
Sigal