Trajneri i Tiranës Arian Fetishaj: Pritshmëritë tona janë për rezultate të larta

558
KAMPIONATI KOMBËTAR/ Të shtunën nis eventi më i madh Notit shqiptar në pishinën 25 m, flasin Presidenti i FSHN-së dhe trajneri i Tiranës

Si janë përgatitur notarët tuaj për Kampionatin Kombëtar që do të zhvillohet këtë fundjavë në pishinën 25 m të Resortit “Te Stela”?
Duke parë rezultatet që notarët e Tiranës arritën në veprimtarinë Ndërkombëtare “Mimoza Cup” në Herzegnovi të Malit të Zi, ku notarët tanë treguan seriozitet e pjekuri në garat që zhvilluan, ne prej këtu kemi bërë disa kalkulime në procesin stërvitore me të gjithë notarët. Të gjithë kanë qenë të impenjuar në stërvitje.

Sa notarë do të garojnë për ekipin e Tiranës në këtë veprimtari?
Ne në këtë event do të përfaqësohemi me mbi 20 notarë (meshkuj e femra), për të dyja kategoritë, të Rinj e të Rritur. Duke ju referuar edhe programit të këtij Kampionati Kombëtar, Tirana do të marrë pjesë në të gjitha stafet, si për meshkuj e për femra.

Si janë kushtet stërvitore në skuadrën tuaj, në raport me ato ku do të zhvillohet Kampionati Kombëtar?
Kemi fatin e mirë që, notarët e Tiranës të stërviten në një pishinë me kushte të mira e me standarde. Ne e ndjemë se ato kanë dhënë impakt pozitiv te notarët e skuadrës sonë, aq sa numri i notarëve që përgatisim ka ardhur në rritje vit pas viti. Në pishinën tonë, ne përgatisim ekipe zinxhir për çdo grupmoshë.

Nga notarët tuaj, keni pritshmëri për ndonjë rezultat të lartë, apo Rekord Kombëtar?
Sigurisht që pres, sepse të gjithë ata që do të garojnë për Tiranën në këtë Kampionat Kombëtar, janë notarë të Kategorisë së Parë. Ne kemi një përbërje shumë cilësore këtë sezon, e do të përmend në veçanti notaren e talentuar Nikol Merizaj, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Olimpiadën e Tokios.

Duke qenë veprimtaria e parë për këtë vit, cili është synimi i skuadrës suaj, dhe i notarëve në këtë Kampionat?
Në tërësinë e skuadrës së Tiranës, në këtë Kampionat Kombëtar ajo do të garojë edhe me notarë të rinj, por shumë premtues dhe të perspektivës në notin shqiptar. Impenjmi dhe përgjegjshmëria që ata kanë treguar në seancat stërvitore, na bëjnë që të pretendojmë edhe për rezultate të larta.

E keni një vlerësim profesionisti për aktualitetin e Notit shqiptar?
Federata Shqiptare e Notit, ka një transparencë shumë domethënëse, çka i ka bërë mirë motivimit të të gjithë komunitetit të notit në Shqipëri. Në “katërkëndëshin” Federatë-Prindër-Sportist-Trajner, bashkëpunimi i mirë besoj se do të mbajë linjën e progresit jo vetëm në rezultate 
Federata Shqiptare e Notit, ka një transparencë shumë domethënëse, çka i ka bërë mirë motivimit të të gjithë komunitetit të notit në Shqipëri. Në “katërkëndëshin” Federatë-Prindër-Sportist-Trajner, bashkëpunimi i mirë besoj se do të mbajë linjën e progresit jo vetëm në rezultate 
PROGRAMI I GARAVE
Datë 21 prill/ Paradite
Nr. Garat M/F
1.400 m Miks M
2.400 m Miks F 
3.200 m Bretkosë M 
4.200 m Bretkosë F 
5.400 m Stil i lirë M
6.400 m Stil i lirë F
7.200 m Delfin M
8.200 m Delfin F
9.100 m Shpinë M
10.100 m Shpinë F
11.4X50 Stil i lirë M
12.4X50 Stil i lirë F

Datë 21 prill/ Pasdite
Nr. Garat M/F
1.50 m Delfin M
2.50 m Delfin F
3.200 m Shpinë M
4.200 m Shpinë F
5.1500 m Stil i lirë M
6.1500 m Stil i lirë F
7.100 m Stil i lirë M
8.100 m Stil i lirë F
9.50 m Bretkosë M
10.50 m Bretkosë F
11.4×100 m staf. Mix M
12.4×100 m staf. Mix F

Datë 22 prill/ Paradite
Nr. Garat M/F
1.200 Katërnotim F 
2.200 Katërnotim M 
3.50 m Stil i lirë F 
4.50 m Stil i lirë M 
5.800 m Stil i lirë F 
6.800 m Stil i lirë M 
7.100 m Bretkosë F 
8.100 m Bretkosë M 
9.100 m Delfin F 
10.100 m Delfin M 
11.4x100m staf. S.lirë F
12.4x100m staf. S.lirë M

Datë 22 prill/ Pasdite
Nr. Garat M/F
1.4×50 m Stafetë Mix F
2.4×50 m Stafetë Mix M
3.50 m Shpinë F
4.50 m Shpinë M
5.100 Katërnotim F
6.100 Katërnotim M
7.200 m Stil i lirë F
8.200 m Stil i lirë M
9.4X200 m staf. S.lirë F 
10.4X200 m staf. S.lirëM 
PROGRAMI I VEPRIMTARISË
Garat do të zhvillohen në datat 21 dhe 22 prill 2018
Ditën e shtunë dhe të dielën paradite, garat fillojnë në ora 10:00 (nxemje 09:00-09:50)
Ditën e shtunë dhe të dielën pasdite, garat fillojnë ora në 16:00 (nxemje 15:00-15:50)

KATEGORITË
Të rinj Të reja
Dt/lindja 2000 Dt/lindja 2002 
Të rritur Të rritura
Dt/lindja 1999 e më të mëdhenj 
Dt/lindja 2001 e më të mëdha

PIKËZIMI
Notarët do të vlerësohen për klasifikimin individual duke u bazuar në pikëzimin që vijon: 8 pikë vendi i parë; 6 pikë vendi i dytë; 4 pikë vendi i tretë; 3 pikë vendi i katërt; 2 pikë vendi i pestë; 1 pikë vendi i gjashtë. Për stafetat, dyfishi i pikëve.
ÇMIMET
Për notarin dhe notaren më të mirë të veprimtarisë, për secilën nga kategoritë (Të Rinj&Të Rritur), do të jepet Kupa e Kampionatit, bazuar në pikëzimin FINA për shumën e pikëve të fituara në dy garat individuale. Ekipi kampion (M+F) për secilën kategori, do të nderohen me Kupën e Kampionatit. Për çdo garë, fituesit e tre vendeve të para do të nderohen me diplomën përkatëse, ku pasqyrohet rezultati i arritur. Gjithashtu, sportistët që do të thyejnë rekorde në kategorinë e të Rinjve dhe Rriturve, do të nderohen me medalje.
Sigal