Trajneri i Tiranës, Arian Fetishaj: Marrëdhënie e shkëlqyer ndërmjet dy federatave

563
Duke qenë i pranishëm në trajningun një javor në Itali, trajneri i Tiranës, Arian Fetishaj, vlerëson në veçanti infrastrukturën moderne të qendrës në Ostia. “FSHN e FIN tashmë kanë vendosur një marrëdhënie e shkëlqyer ndërmjet tyre, ku presidenti Agim Çiraku dhe Paolo Bareli, vazhdojnë të investojnë profesionalisht në sportin e notit në Shqipëri. Në Ostia, u zhvilluan nga dy seanca stërvitore në ditë, dhe brenda 5 ditëve u përgjigjën mjaft mirë 50 km notim, të ndjekur me mjaft pasion nga Valter Bolonjani. Qendra Federale e notit italian në Ostia, me një infrastrukturë moderne e profesionale, na priti me dashamirësi në këto ditë trajnimi, falë kushteve të mira edhe sportistët ishin shumë të motivuar për të marrë maksimumin në këtë trajnim. Nuk mungoi edhe vizita e gazetarit të njohur për sportin e notit në Suim Biz në Itali, Kristan Ziche, i cili u informua për eksperiencën e përfaqësueses sonë në Itali, njëherësh ai premtoi se do të vinte në Shqipëri për të bërë një program për realitetin e notit në Shqipëri dhe të kushteve infrastrukturore aktualisht”.
Sigal