Sigal

Përfaqësuesi skocez Alex Mcleshi ka dhënë vlerësimin e tij maksimal për kuqezinjtë e Panucit, fill pas marrjes të tre pikëve në “Elbasan Arena” me Izraelin.

“Shqipëria shënoi një fitore të rëndësishme në Shqipëri, kështu që ajo vjen me shumë besim këtu. Nuk është skuadër e dobët. Kam luajtur kundër një skuadre shqiptare, Dinamo, në 1983 me Aberdeenin në Kupën e Kupave dhe ndeshjet ishin të ekuilibruara.

Shqipëria ka në përbërje lojtarë të rrezikshëm si Taulant Xhaka, vëllai i Granit Xhakës që luan me Arsenalin e Zvicrën, dhe lojtarë të tjerë që luajnë në kampionate të niveleve të larta. Ne duhet të zhvillojmë lojën më të mirë dhe të marrim fitoren e 3 pikët. Mundësinë e kemi”, u shpreh Alex McLeish.

Sfida e së hënës mes Skocisë dhe Kombëtares në “Hamden Park” është e para në historinë e këtyre dy skuadrave.