Trajneri i Shqipërisë, pas ndeshjes Kosovë–Shqipëri: Luajtëm kundër vëllezërve tanë

474
Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi i ka quajtur vëllezër, futbollistët kosovarë pas ndeshjes së sotme. De Biasi ka befasuar duke thënë se ‘luajtëm kundër vëllezërve tanë’, në ndeshjen që Kosova barazoi 2:2 me Shqipërinë, shkruajnë mediat.

“Ishte një atmosferë e jashtëzakonshme. Nuk ishte e lehtë që të luanim ndaj Kosovës duke e parë dashurinë që kanë mes veti këto dy vende. Po ashtu edhe fusha nuk ishte në nivel, por në fund të gjithë u ndan të kënaqur. Ishte ndeshje vëllazërore, luajtëm kundër vëllezërve tanë”, ka thënë De Biasi duke e cilësuar gjithashtu vetën shqiptar.
Sigal