Trajneri i Romës: Diçka e madhe do të ndodhë, kemi ambicie për të shkuar në finale

462
Të mërkurën në “Olimpico” do të luhet sfida e dytë gjysmëfinale e “Champions League” mes Romës dhe Liverpool, me italianët të cilët janë të frymëzuar nga precedenti ‘Barcelona’ për të bërë një tjetër përmbysje të madhe.
Në intervistën para takimit, trajneri i verdhekuqve Eusebio Di Francesco, është shfaqur tepër optimist. Italiani deklaroi:
“Ne përballemi me një ekip krejtësisht të ndryshëm në krahasim me Barcelonën, në drejtim të taktikave dhe mentalitetit. Liverpool është më pak i udhëhequr nga driblingu, pasi priret për të shkuar vertikalisht. Nga pikëpamja taktike ndryshon shumë, ndërsa nga pikëpamja motivuese asgjë nuk ndryshon.
Ne duam të përmbysim sërish, por duhet të japim gjithçka që kemi në fushë. Do të përpiqemi të bëjmë diçka të madhe. Do të jetë një lojë që duhet të trajtohet mirë, si në mbrojtje, ashtu edhe në ofensivë. Ne kemi nevojë për gola, kështu që le të fillojmë me një fokus të madh mbrojtës, duke u përpjekur t’u japim atyre më pak thellësi. Megjithatë, e dimë se për të shënuar tre gola nuk mund të qëndrosh në zonën tënde.
Prandaj, rreziku për ta pësuar nga kundërsulmi është i madh dhe ne duhet ta marrim parasysh. Liverpool? Është një ekip shumë i rrezikshëm. Ne do të luajmë një gjysmëfinale Champions-i para 70 mijë njerëzve, ndaj duhet të shfaqemi si një ekip luftarak. Dua të shoh një Romë që jep gjithçka që ka, pastaj mund të përfundojë dhe 4-1, për një faktor, ose një tjetër.
Për të qenë në gjendje të luajmë me Liverpool, do të duhet të përmirësojmë performancën atletike të ekipit. Ne, gjithashtu, do të duhet të shënojmë sa më shpejt që të jetë e mundur, për ta karikuar audiencën tonë. Kemi bërë diçka të madhe, por kurrë nuk jam i kënaqur dhe ambicia jonë duhet të jetë për të shkuar në Kiev.
Sot do t’i bind djemtë e mi, se diçka e madhe mund të ndodhë. Salah ishte e pakontrollueshme në ndeshjen e parë, në “Anfield”? Nuk mund ta ndryshoj tërë ekipin për një lojtar. Kam mbrojtur me tre dhe jo pesë mbrojtës. Ne do të duhet të jemi më të mirë në leximin e situatave të caktuara, por nuk mund të vendos vetëm tre lojtarë”.
Sigal