Trajneri i ri i Chelsea është Guss Hiddink

511
Holandezi Guus Hiddink, 69 vjeç, mori postin e trajnerit të Chelsea deri në fund të sezonit duke zëvendësuar kështu portugezin Jose Mourinho, i shkarkuar të enjten, njoftoi sot klubi londinez.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur të rikthehem në ‘Stamford Bridge”, deklaroi Hiddink, i cili ka qenë me këtë ekip disa muaj përgjatë vitit 2009.
”Chelsea është një nga klubet më të mirë të botës, edhe pse nuk është në vendin që duhej të ishte. Shpresoj ta rikthej ekipin aty ku duhet deri në fund të sezonit”, theksoi ai.
Sigal