Trajneri i Partizanit, Iuliano: Skënderbeun ta përballojmë me “armët” tona

639
Nga Agron KAJA
Dje, trajneri italian i Partizanit, Mark Iuliano, ka dalë në konferencë për shtypin, duke ju referuar ndeshjes së sotme me Skënderbeun në Korçë. Më shumë se sa ndeshja, Iuliano u përqendrua edhe në formën e skuadrës së tij, njëherësh edhe në mangësinë e shënimit të golit në dy ndeshjet e zhvilluara. Në kulturën dhe etikën e tij, gjeti vend edhe falënderimi për skuadrën korçare, ku pavarësisht rivalitetit, sipas tij, tifozët e Partizanit duhet të jenë krenarë për përfaqësimin që po u bën Skënderbeu në UEFA Evropa Ligë. “Skënderbeu është një skuadër shumë e mirë, ka individualitete të mira, dhe ne do të mundohemi ta përballojmë me përulësinë që duhet të na karakterizojë, por me dëshirën për të imponuar lojën tonë. Sepse edhe Partizani është skuadër e madhe dhe duhet ta tregojë në çdo ndeshje”, theksoi fillimisht Iuliano, i cili më pas foli edhe për vlerësimin e skuadrës së tij në këtë përballje. “Fitorja me Skënderbeun, vlen shumë, nga pikëpamja e tre pikëve, nga morali, pasi i jep rëndësi punës që po bëjnë lojtarët. Shoh një skuadër në rritje të vazhdueshme, premisat për të bërë mirë janë të shumta. Jam shumë i lumtur nga puna që po bëjnë djemtë. Nuk e kuptoj fjalën “frikë”, sepse Skënderbeun ne e kemi studiuar shumë mirë. Përtej përfaqësimit që po bën në Evropë, ne na duhet që të mendojmë për veten, të përballojmë këtë ndeshje me armët tona që janë të shumta, dhe të mundohemi të bëjmë rezultat ndaj një kundërshtari direkt për titullin”. Por, skuadra e Partizanit, në dy ndeshjet e para të Kategorisë Superiore nuk ka shënuar asnjë gol, dhe këtë tekniku italian nuk e shikon si problem në skuadrën e tij. Problemi i golit nuk ekziston, pasi do të ishte i tillë vetëm nëse nuk do të krijoheshin raste. Natyrisht, po punojmë shumë edhe nga pikëpamja e gjuajtjeve në portë. Mendoj se herët apo vonë, goli do të vijë, shpresoj të arrijnë sa më shumë. Nuk jam aspak i shqetësuar”. Nëse është gati të firmosë për një barazim, Iuliano nuk firmos për asnjë rezultat, por që shpreson të jetë pozitiv. “Unë nuk firmos për asnjë rezultat, sepse e bukura e ndeshjeve është t’i shijosh dhe të mos dish se si është rezultati më përpara. Partizani duhet të mendojë të fitojë të gjitha ndeshjet, ndaj nuk firmos për asnjë rezultat, sepse dua t’i kënaqem një ndeshjeje të madhe dhe të shoh djemtë e mi në çfarë niveli janë ndaj një skuadre të madhe. Nëse rezultati do të jetë pozitiv, do të jem i lumtur për djemtë dhe për tifozët”, kështu ka deklaruar dje trajneri i Partizanit, gjatë konferencës së djeshme për shtyp.
Nga pikëpamja taktike, nuk do të ketë ndryshime, vetëm te zgjedhjet e lojtarëve. Unë vlerësoj vazhdimisht punën e lojtarëve, kush është në formë, kush më jep më shumë garanci për ndeshjen e nesërme. Besoj se i kam idetë shumë të qarta
SEZONI 2017-2018
SKËNDERBEU
Skënderbeu-Lushnja 2-0
Kamza-Skënderbeu 1-1
PARTIZANI
Partizani-Laçi 0-2
Partizani-Kukësi 0-0
BILANCI MES TYRE
Skënderbeu-Partizani
Ndeshje 113, Fitore Skënderbeu 20, Fitore Partizani 64, Barazime 29, Golat 74:201

KATEGORIA E PARË
Dinamo gjen fitoren, ja “dhuron” portieri Erzenit
Dje kanë startuar ndeshjet e javës së dytë të Kategorisë së Parë, ku në Kompleksin sportiv “Internacional’ në Pezë, Dinamo ka arritur të marrë tri pikë, të cilat janë të parat për këtë në këto dy javë të luajtura. Avantazhi i dinamovitëve erdhi në minutën e 63-të, pasi portieri i Erzenit, Mario Dajsinani, bëri një dalje të gabuar, dhe Sallaku e pasoi topin te Çotës, i cili e dërgoi pa vështirësi në rrjetën e boshatisur. Ky episod vulosi fatin e ndeshjes, pasi pavarësisht tentativave të Erzenit, shijakasit nuk arritën të shënonin. Të dy ekipet barazohen në kuotën e 3 pikëve pas dy takimeve të para në renditjen e Grupit A të Kategorisë së Parë. Në këtë grup, sot do të luhen takimet e tjera, ku veçohet takimi Besëlidhja-Besa, dy skuadrat më pretendente për tu ngjitur në elitë. Në Grupin B, në pesë ndeshjet, tre prej tyre duken më delikatet dhe interesante. Delikate pritet dy ndeshjet “derbi” të Prefekturave respektive, në Peqin sfida Shkumbini-Turbina, dhe në Kuçovë ndeshen dy “armiqtë” Naftëtari-Tomori. Ky grup e mbyll këtë javë të dytë në Pogradec, ku do të jetë Tirana udhëtuese, 24 herë Kampione e elitës së futbollit shqiptar. 
2 javë
Kjo është java e dytë e Kategorisë Superiore të këtij sezoni të ri, ku në 20 skuadrat pjesëmarrëse, 17 kanë provuar Kategorinë Superiore
1 ndëshkim
Që në javën e parë të Kategorisë së Parë, Komisioni Disiplinës në FSHF ka ndëshkuar Tomorin me humbjen e ndeshjes ndaj Pogradecit, 0-3
Ndeshjet-Java e dytë
GRUPI A
Dje, 22 shtator 2017 
Dinamo-Erzeni 1-0
Sot, 23 shtator 2017 
Besëlidhja-Besa 14:00 
Kastrioti-Egnatia 14:00
Korabi-Burreli 14:00
Tërbuni-Vllaznia B 14:00 
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Erzeni 2 3
2.Kastrioti 1 3
3.Besa 1 3
4.Egnatia 1 3
8.Dinamo 2 3
5.Tërbuni 1 1
6.Besëlidhja 1 1
7.Vllaznia B 1 0
9.Burreli 1 0
10.Korabi 1 0

Ndeshjet-Java e parë
GRUPI B
Sot, 23 shtator 2017 
Shkumbini-Turbina 14:00
Iliria-Apolonia 14:00
Naftëtari-Tomori 14:00
Bylis-Shënkolli 14:00
Nesër, 24 shtator 2017
Pogradeci-Tirana 14:00 
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Turbina 1 3
2.Pogradeci 1 3
3.Apolonia 1 3
4.Bylis 1 3
4.Tirana 1 3
6.Iliria 1 0
7.Naftëtari 1 0
8.Shkumbini 1 0
9.Shënkolli 1 0
10.Tomori 1 0
Sigal