Trajneri i LA Galaxy i hap derën Ibrës: Mund të debutojë që këtë fundjavë

568
Ish-futbollisti i Paris Saint Germain, Barcelona, Milan dhe Inter, Zlatan Ibrahimovic është i gatshëm të nis aventurën amerikane, me debutim e tij për LA Galaxy në derbin me Los Angeles FC. 
Në sfidën e programuar për t’u luajtur këtë të shtunë, trajneri i Galaxy, Sigi Schmid u shpreh se Ibra ka një mundësi që të luaj debutoj që këtë fundjavë. 
“Të shohim si është ai, sepse Ibra arriti këtu të enjten në skuadër dhe ne ende nuk e kemi parë se si është gjendja e tij fizike. Por, nëse është mirë pse jo. Ai mund të luaj që këtë të shtunë. Besoj që është gati por duhen edhe disa teste finale”.-tha Shmid.
Ibra kaloi nga Manchester United në skuadrën e Major League Soccer më 23 mars duke nënshkruar një marrëveshje me vlerë 3 milion dollarë.
Sigal