Trajneri i Kombëtares Shqiptare: “Nuk dua të përballem me Italinë”

431
Ditën e djeshme trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi ka qenë i ftuar special në një emision mjaft popullor, i quajtur “House of Football”, emision i drejtuar nga Paolo Di Canio në kanalin televiziv italian “Fox Sport”. Në këtë intervistë të gjatë De Biazi është përfolur gjatë, si për punën e madhe që i është dashur atij personalisht dhe ekipit në tërësi për të arritur kualifkimin në “Euro 2016”. Në këtë emision Paolo Di Canio i ka kushtuar një puntatë tepër të veçantë bashkëkombasit të tij, Xhani De Biasit, i cili ka folur për arritjet e Shqipërisë dhe të atij personalisht, si trajenr i ekipit kombëtar. Emisioni i titulluar “Shqipëria e një epoke të re”, e cila shkruajti historinë e futbollit Shqiptar me kualifikimin e Kuqezinjëve për herë të parë në një Europian. De Biasi rrëfeu se puna më e vështirë ishte gjatë 2 viteve të para në drejtimin e skuadrës. Ja fjala e plotë e De Biasit në “House of Football”: “Puna e vërtetë u bë gjatë kësaj periudhe, duke filluar me grumbullimin e lojtarëve që luanin në vende të ndryshme. Sfida jonë ishte krijimi i një grupi. Kur mora drejtimin e skuadrës, disa lojtarë ishin pranë tërheqjes prandaj ekipi duhej rindërtuar. Shqipëria është një vend i veçantë, ku ka shumë dëshirë dhe shumë entuziazëm”. Lidhur me grupimin e lojtarëve dhe bashkëpunëtorin e tij Tramezzanin, De Biasi është shprehur: “Kam një grup të mirë lojtarësh, me disa prej tyre që kanë shumë cilësi dhe luajnë në nivele të larta. Nuk mund të përmend emra specifikë. Paolo Tramezzani? Ka bërë një punë fantastike. Ishte shumë i zoti në përzgjedhjen e lojtarëve. Sot duhet të punosh si skuadër për të arritur rezultate të shkëlqyera”. Por, si ia del De Biasi të kuptohet aq mirë me lojtarët? “Fati im i mirë është se 60-70% e futbollistëve flasin italisht, ose të paktën e kuptojnë atë. Fillimisht duhet të “ngacmosh” aspektin emocional dhe më pas atë taktik. Pjesa më e bukur është se lojtarët shqiptarë që nga filimi i projektit më ndiqnin me vëmendje, sepse kishin shumë dëshirë për të mësuar. Kjo është diçka unike”. Lidhur me mundësitë e Shqipërisë për t’u përballur me Italinë, De Biazi është munduar ta kalojë me një batutë: “Do të përballemi me Italinë në kualifikueset e Botërorit. Mjafton me kaq. Nuk kam preferenca për shortin”. Pra një batutë, e cila la të kuptohej se përballja me Italinë, duket se nuk është në listën e preferencave të trajnerit të kombëtares
Sigal