Trajneri i Kombëtares, Jupi: Canën nuk e kërkoi asnjë Kombëtare, përveç Shqipërisë

495
Lorik Cana prej vitesh është kthyer në një idhull për tifozët e Kombëtares së Shqipërisë. Shpesh është folur se ai ka refuzuar Francën kur ka qenë i ri, për të luajtur me Shqipërinë. Por, trajneri i Kombëtares U 21, Redi Jupi, thotë se Cana nuk ka pasur asnjë ofertë tjetër, para se ta thërriste Shqipëria. Për më tepër, sipas tij, Cana në atë kohë luante në nivele të ulëta.

“Lorik Cana nuk ka pasur asnjë mundësi tjetër për të luajtur, përveçse me Kombëtaren shqiptare. Kur ka ardhur, luante në ekip të ulët. Nuk mund të luante në asnjë skuadër tjetër. Nuk kishte asnjë ofertë”, ka thënë Jupi në emisionin “Procesi Sportiv”. Ai thotë se edhe Taulant Xhaka luan për Shqipërinë, pasi nuk bënte pjesë në planet e Kombëtares së Zvicrës. “Taulant Xhaka ka luajtur për U¬21 e Zvicrës. Në momentin që nuk u përfshi më në Kombëtaren zvicerane, erdhi dhe luajti për ne. Granit Xhaka ka qenë gjithmonë në interesat e Zvicrës”, ka thënë Jupi.
Sigal