Trajneri i klubit të Serie A jep dorëheqjen

117

Eusebio Di Françesko largohet nga Sampdoria. Mes trajnerit dhe klubit xhenovez, ka një akord për të prishur kontratën, dhe ai do të largohet me mirëkuptim nga të dyja palët.

Humbja e fundit në Verona me shifrat 2-0, ku golin e parë e shënoi pikërisht shqiptari Marash Kumbulla, duket se i ka kushtuar shtrenjtë trajneri të Sampdorias.

Di Françesko largohet duke e lënë Sampdorian në një situatë shumë të vështirë pas 7 javësh, në vendin e fundit në renditje, me vetëm 3 pikë të grumbulluara.

Ai mori vetëm një fitore, dhe plot 6 humbje në këto javë. Emri i parë për ta zëvendësuar është Pioli, por si alternativë është edhe Iakini.