Trajneri i Dinamos, Allmuça: Me Besën, treguam rritje në lojën tonë

625
Dy ndeshjet e fundit të javës së 10-të të Kategorisë së Parë, Vllaznia B-Egnatia 0-1 dhe Dinamo-Besa 1-0, parë nga rezultatet minimale, tregojnë se nga java në javë, skuadrat ndryshojnë shumë në performancën e tyre. Nëse Vllaznia B erdhi nga fitorja në humbje dhe Egnatia erdhi nga humbja në fitore, Dinamo ndaj Besës erdhi në fitoren e dytë radhazi. Për trajnerin e skuadrës dinamovite, Igli Allmuça, fitorja të dielën ishte në vijim të lojërave bindëse në javët e fundit. “Tri pikët me Besën ishin në vijim të disa lojërave të mira në javët e fundit, e mbi të gjitha, ato treguan se skuadra është në ngjitje në tabelën e renditjes, një synim ky që mbetet primar për vazhdimësinë tonë në këtë kampionat”, kështu deklaroi dje për gazetën “Telegraf” trajneri i Dinamos, i cili theksoi më pas edhe synimin që ka skuadra e drejtuar prej tij në këtë sezon. “Edhe pse kemi një përbërje me lojtarë të rinj në moshë e në përvojë, ne çdo ndeshje e vlerësojmë si finale, sepse synimi ynë është që të renditemi në pesë skuadrat e para të grupit. Unë jam i kënaqur nga skuadra, dhe kam besim se në çdo ndeshje do të shkojmë për rezultat pozitiv”.

GRUPI A 
Rezultatet-Java e 10-të
Të shtunën 9 dhjetor 2017 
Tërbuni-Besëlidhja –
(Ndeshja nuk u zhvillua) 
Korabi-Erzeni 1-1
Kastrioti-Burreli 1-0
Të dielën, 10 dhjetor 2017
Vllaznia B-Egnatia 0-1 
Dinamo-Besa 1-0

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Kastrioti 10 26
2. Egnatia 10 18
3. Besëlidhja 9 15
4. Besa 10 13
5. Korabi 10 13
6. Dinamo 10 13
7. Erzeni 10 12
8. Vllaznia B 10 11
9. Tërbuni 9 8
10. Burreli 10 3
GRUPI B
Rezultatet-Java e 10-të
Të shtunën 9 dhjetor 2017 
Bylis-Shkumbini 3-0
Naftëtari-Turbina 1-1
Iliria-Tirana 0-3
Shënkolli-Apolonia 0-2
Pogradeci-Tomori 3-1

RENDITJA
Skuadrat Nd P 
1. Tirana 10 25
2. Bylis 10 21
3. Pogradeci 10 18
4. Apolonia 10 17
5. Tomori 10 14
6. Iliria 10 13
7. Shënkolli 10 11
8. Shkumbini 10 9
9. Turbina 10 6
10. Naftëtari 10 5
Sigal