Sigal

Trajneri i ri i Chelsea Maurizio Sarri, në këtë fillim sezoni, ka rënë në sy për rezultatet pozitive që ka arritur skuadra e tij me dy fitore në po aq ndeshje në kampionatin anglez.

Një detaj tjetër që nuk i ka shpëtuar anglezëve është duhanpirja e rëndë e trajnerit Italian.

Portali Joe ka bërë një “hetim” ku ka llogaritur sasinë e cigareve që konsumon Sarri. Sipas tyre italiani, konsumon rreth 80 cigare në ditë, një çdo 12 minuta, për një total 29 mijë cigare në vit. Sipas llogarisë trajneri i Chelsea do të shpenzojë 400 mijë euro gjatë jetës së tij duke blerë cigare.