Trajneri i Barcelonës: Flakëm një shans të artë, futbolli i njeh edhe këto humbje

568
Ernesto Valverte, trajneri i Barcelonës, komentoi shkurt në konferencën pas ndeshjes, humbjen e turpshme, 3-0 në Romë, që i la edhe jashtë Championsit.
“Erdhëm për të fituar, por edhe të ndërgjegjshëm për forcën e kundërshtarit. Na duhej ta përgatisnim ndeshjes si të ishte 0-0. Por, ata luajtën mirë, luajtën shumë lart dhe ne nuk ia dolëm. Na vjen shumë keq për tifozët për është pjesë e futbollit. Ndodh të fitosh 4-1, por ndodh edhe të humbësh. Na vjen shumë keq për tifozët që përfaqësojmë, por duhet të shohim përpara dhe të përpiqemi të rilindim Barcelonën. Padiskutim që nuk e prisnim këtë rezultat sot. Kur humb një ndeshje të tillë, gjithmonë të shkon mendja se si e ke përgatitur më parë. Përsërita formacionin e javës së kaluar, kur luajtëm mirë dhe shënuam 4 gola. Gjithsesi, Roma bëri një lojë të mirë, dhe i përgëzoj. Ne flakëm një shans të artë.”
Sigal