Trajneri Eduart Cane optimist: EAGLES dhe Franci, binom për më shumë progres

676
Për trajnerin e skuadrës shqiptare të notit, EAGLES, në aktivitetin ndërkombëtar që u zhvillua në Selanik të Greqisë, pritshmëritë ishin për më shumë, por gjithsesi, ai e vlerëson me nota pozitive pjesëmarrjen e ekipit të tij. “Në aktivitetin ndërkombëtar “36a Nioveia” që u zhvillua ditët e fundit në Selanik të Greqisë, ekipi i notit EAGLES u përfaqësua me 15 notarë, ndërsa në të garuan 756 notarë nga Greqia më shumë, nga Bullgaria, Maqedonia, Moldavia dhe ne nga Shqipëria. Pritshmëritë tona ishin për më shumë, por gjithsesi, e vlerësoj pozitivisht pjesëmarrjen e ekipit tonë. E veçuar Franci Aleksin për rekordin që theu, por edhe kohët e mira që vendosi në dy garat e tjera, dhe në ekip po e quaj si një binom që do të prodhojë më shumë progres në vazhdimësi. Edhe notarët e tjerë, kryesisht Paolo Priska e Sonja Kapedani, kanë zhvilluar gara cilësore, me kohë shumë afër rekordeve”.
Sigal