Trajneri De Biasi takon Manajn në Itali

539
Përfundimisht “paqe” mes trajnerit të Kombëtares Gianni De Biasi dhe sulmuesit shqiptar të Interit Rei Manaj. Pak ditë më parë De Biasi i hapi derën e Kombëtares së madhe dhe Europianit sulmuesit të ri. Por De Biasi i ka bërë një surprizë Reit duke e takuar në Milano së bashku më zv. trajnerin Tramezzani.
Në një foto të publikuar në facebook duken De Biasi, Manaj dhe Tramezzani. Polemikat jo vetëm që janë shuar mes De Biasit e Manaj por tekniku është shprehur se mund të grumbullojë sulmuesin e U-21 edhe për miqësoret e nëntorit.
Sigal