Trajneri Arian Fetishi: Presim rezultate më të mira

608
Edhe pse ishte “ndërmjetësi” për informacionin me gazetën “Telegraf”, trajneri i ekipit tonë në Kampionatin Evropian të Notit që po zhvillohet në Kopenhagen të Danimarkës, Arian Fetishi, midis të tjerave, deklaroi se kohët që kanë arritur notarët që garuan dje nuk janë të ulëta, por nuk janë në pritshmëritë e duhura. “Natyrisht që prisnim më tepër nga të tre notarët që garuan sot (dje), por duke marrë parasysh shumë rrethana të tyre në këtë pjesëmarrje, kryesisht anën emocionale dhe përvojën, them se do të kemi rezultate më të mira se ai që arriti Franci Aleksi në 400 m stil i lirë, që mbeti me të qindtat e sekondës larg rekordit tonë Kombëtar. Nesër (sot) do të garojnë tre notarë: Franc Aleksi në 1500 m stil i lirë, ku shpresojmë përmirësim të rekordit Kombëtar, Spiro Goga në po këtë garë, ndërsa Aleksandër Ngresi në 200 m stil i lirë. Unë ju uroj suksese notarëve të Përfaqësueses së Shqipërisë në këtë Evropian”. Evropiani është event më i fortë se Botërori, por përpos garave, përfaqësimi i notarëve tanë është shumë i rëndësishëm.
Sigal