Trajner Ilir Daja: Dominuam ndaj një ekipi të fortë, nuk kemi staf mjekësor si ata

444
Pas ndeshjes së djeshme, trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, mendon se ekipi i tij ka dominuar përballë Jang Bojz në takimin e djeshëm. Ai deklaroi për TVSH-në se situata e skuadrës së tij ndryshonte nga e kundërshtarit, pasi nuk kishte të njëjtat stafe mjekësore si rivalët me buxhete shumë më të mëdha. “Nuk janë njëlloj situatat. Sot (dje) ishim të detyruar me daljen e Gavazajt në një ndërrim, kur ekipi mund të freskohej në 15 minutat e fundit. Kishim lojtarë të tjerë me probleme, të gjitha bëjnë që në fund fare të jesh superior për 70 minuta ndaj një kundërshtari të fortë. Sigurisht që pastaj ndjehen këto probleme. Ne do të mundohemi të ruajmë formën që në situata të tjera të jetë pak më të favorshme”.
Sigal