Totti nuk largohet nga Roma, tani do të ketë tjetër rol në skuadër

605
Francesco Totti dha dorëheqjen nga futbolli i luajtur më 28 maj. Mes lotësh ai zhvilloi ndeshjen e fundit si lojtar me fanellën verdhekuq. Megjithatë kapiteni legjendë i Romës, nuk do ta braktisë klubin. “Jeta si lojtar ka përfunduar për mua. Tani nis për mua një karrierë e re, si drejtues, duke shpresuar që të arrij po aq suksese si ajo që pata në fushë. Më duhet pak kohë për të menduar e reflektuar, për të kuptuar rolin që më përshtatet më shumë. Shpresoj që edhe kjo aventurë e re të jetë po kaq e suksesshme si ajo ajo e lojtarit”, tha Totti.
Ai në një intervistë shpjegoi dhe rolin që do të ketë në skuadrën e kryeqytetit tashmë.

“Do të vihem në dispozicion të Romës 360 gradë, nga sektori i fëmijëve deri te presidenti. Është normale që mund tqë më duhen 1, 2 apo 6 muaj, një apo 2 vite sa të mësoj këtë zanat të ri, për të gjetur pozicionin e duhur dhe që më ëprshtatet më shumë”, tha Totti.
Sigal