Tottenhami shënon në sekondat e fundit dhe shkon në finale

524
Sigal

Champions League është një kompeticion i çmendur. Skuadra e Tottenhamit ka fituar në duelin e kthimti në shifrat 3-2, duke arritur që të sigurojë biletën për në finalen e madhe ku e pret Liverpooli.

Ndeshja nisi në malote për anglezë, pasi skuadra holandeze e nisi mjaft mirë ndeshjen , teksa do të gjenin rrugën e rrjetës që në minutën e 5-të.

De Ligt kërcen mjaft mirë në zonë duke e dërguar topin në cepin e portës së Lloris.

Ajax ka nën kontroll ndeshjen, teksa në minutën e 35-të, do të realizonte edhe golin e dytë me Zieyech, i cili shënoi një super gol me një goditje të bukur me të majtën në hyrje të zonës.

Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat, ndërkohë që në fraksionin e dytë pritej një përgjigje nga “Spursat”. Lucas do të ishte futbollisti që do të nxirrte nga momenti i vështirë skuadrën e tij, duke shënuar dy gola brenda katër minutave.

Në të 55-n, ai shfrytëzoi më së miri një kundërsulm të shpejt, ndërkohë që më pas do të përfitonte nga një rrëmujë në zonën e kundërshtarëve për të mposhtur Onanan për herë të dytë.

Në minutat e fundit Ajax goditi shtyllën me Ziyech, ndërkohë që në minutën e 87-të, Tottenham gjeti vetëm traversën pas një goditje nga këndi. Në sekondat e fundit, Lucas arrin që të shënojë golin e pamundur, duke shënuar golin e tretë në këtë ndeshje historike për Tottenhamin.