Tottenhami ‘i fal’ fitoren Liverpoolit

538
Sigal

Liverpooli luajti në “Anfield Road” kundër Tottenhamit ndeshjen e javës së 32-të të Premierligës.

Me fitoren mjaft të vështirë 2-1, Liverpooli vazhdon duelin për titull me Manchester Cityn, teksa diferenca është 2 pikë (Liverpool 79 dhe Manchester City 77), por të besuarit e Guardiolës kanë një ndeshje më pak.

Skuadra e Jurgen Klopp e nisi mjaft mirë takimin, teksa shënoi në minutën e 16-të me anë të brazilianit Firminho, i cili pas një krosimi të Robertson nga e majta, goditi saktë me kokë.

Miqtë nga Londra barazuan në minutën e 70-të me Lucas, i cili ua vështirësoi detyrën të kuqve.

Në minutën e fundit një top i gjatë i krosuar në zonë u godit me kokë nga Salah dhe u grushtua nga Loris, por topi u përplas në këmbët e belgut Alderwiereld dhe përfundoi në rrjetën e portës së Tottenhamit.

Ky ishte goli i fitores, që e ngjit përkohësisht Liverpoolin në krye të renditjes së Premierligës.