Tottenhami blen 30 mln euro yllin e Leverkusenit

554
Ylli i famshëm nga Bundesliga, Heung-Min Son do ta vazhdojë karrierën në Angli. Ylli korean ka arritur një marrëveshje me skuadrën e Tottenhamit. Son do t’i kushtojë “Spursave” 30 milionë euro. Koreani ka qenë një ndër lojtarët kryesor të Leverkusenit por këtë sezon ka humbur vendin e titullarit të pas ardhjes së Admir Mehmedit. Son pritet të zëvendësojë te Tottenhami argjentinasin, Erik Lamela, i cili me shumë mundësi do t’i bashkohet Interit. “Spursat” pas largimit të Bale kanë dështuar në shumë lëvizje që kanë bërë në merkato.
Sigal