Torino i vendos kushte, Ajeti firmos të hënën me Krotonen

480
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, do të vijojë aventurën në Serinë A me klubin e Krotones, pas një eksperience jo shumë pozitive tek Torino e Sinisha Mihajlovic.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, 23-vjeçari pritet të firmosë ditën e hënë me skuadrën e Krotones ndërkohë që klubet janë duke negociuar për kushtet e kontratës.

Shqiptari pritet të kalojë te klubi i ri në formën e huazimit me të drejtën e blerjes dhe riblerjes. Në qoftë se Torino ndryshon mendjen dhe dëshiron të rikthejë Ajetin në skuadër pasi Krotone të ketë blerë kartonin, ata kanë të drejtë ta riblejnë mbrojtësin.
Sigal