Sigal

Më datë 3 dhjetor, do të mësohet se kush do të jetë fituesi i trofeut “Topi i Artë”, për sezonin 2017-2018.

Këtë vit, France Football, organi që jep këtë trofe ka menduar që të japë një “Top të Artë” edhe për futbollistet femra, gjë që do ndodhë për herë të parë. Po ashtu, do ketë një trofe edhe për lojtarin më të mirë nën 21-vjeç, ai do të quhet trofeu “Kopa”.

Deri më tani janë mësuar emrat e 15 kandidatëve të parë, ndërsa pritet të mësohen plot 30 pretendentëve.

Lista e kandidatëve për të fituar “Topin e Artë”:

1. Sergio Aguero
2. Alisson
3. Gareth Bale
4. Karim Benzema
5. Edinson Cavani
6. Thibaut Courtois
7. Cristiano Ronaldo
8. Kevin De Bruyne
9. Roberto Firmino
10. Diego Godin
11. Antoine Griezmann
12. Eden Hazard
13. Isco
14. Harry Kane
15. N’Golo Kanté