“Topi i Artë 2012”, betejë mes Mesit dhe Ronaldos

715
Sigal

FIFA dhe “France Football” shpallin listën me 23 kandidatë për të fituar trofeun prestigjioz

Qeveria e futbollit botërore, FIFA, dhe revista e njohur franceze “France Football” bënë të ditur listën e 23 lojtarëve kandidatë për të fituar “Topin e Artë”, ku 12 prej tyre luajnë në kampionatin spanjoll, La Liga. Ylli i Barcelonës synon ta fitoj për herë të katërt trofeun e çmuar, për të vendosur njëherësh edhe një rekord unikal, pasi askush më parë nuk ka mundur ta fitojë atë katër herë. Para vitit 2010, trofeun “Topi i Artë” e jepte vetëm revista franceze, por ai u shkri me çmimin “Lojtari më i mirë në Botë”, që jepej nga FIFA. Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo i Realit të Madridit janë dhe dy nga kandidatët të fuqishëm për të fituar çmimin, pasi ata kanë shënuar një numër të konsiderueshëm golash për klubet e tyre respektive gjatë 12 muajve të fundit. Ronaldo ndihmoi Realin e Madridit të fitonte titullin kampion dhe Superkupën e Spanjës. Por, ndërsa argjentinasi dhe portugezi konsiderohen si favoritë të fuqishëm, nuk duhet neglizhuar aspak as mesfushori i Spanjës dhe i Barcelonës, Andres Iniesta, i cili e ndihmoi vendin e tij të fitonte Kampionatin Europian 2012, kur dhe u vlerësua si lojtari më i mirë i kompeticionit. Ujeni Runi është anglezi i vetëm në listë, pasi shënoi 27 gola për Mançester Junatid në Premier Ligë gjatë sezonit të kaluar. Nga kampionati anglez janë dhe Serxho Aguero, Mario Baloteli, Jaja Ture dhe Robin van Persi, ky i fundit bëri një sezon të shkëlqyer me Arsenalin. Një emër tjetër i rëndësishëm është dhe sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimoviç, i cili u transferua gjatë verës nga Milani te Paris Sën Zhermeni.  Lionel Mesi e ka fituar në vitet 2009, 2010 dhe 2011, ndërsa Kristano Ronaldo në vitin 2008, kur ai ishte pjesë e Mançester Junaitid. Në listë janë dhe tre portierë: gjermani Manuel Nojer i Bajernit të Munihut, italiani Xhanluixhi Bufon. Reali i Madridit dhe barcelona janë dhe klubet që kanë më shumë lojtarë në listën e 23 kandidatëve, përkatësisht nga gjashtë dhe pesë futbollistë, ndërkohë që Çelsi, kampion i Europës, prezantohet vetëm me Didier Drogbanë, që tani luan në Kinë me Shanghai Shenhua. Ceremonia e “Topit të Artë” do të zhvillohet në Cyrih të Zvicrës, më 7 janar, kur lojtari që do të marrë me shumë vota nga trajnerët dhe kapitenët e ekipeve kombëtare, së bashku dhe me votat e gazetarëve, do të shpallet fituesi.

23 LOJTARËT

Serxho Aguerro (Mançester Siti)

Mario Baloteli (Mançester Siti)

Karim Benzema (Real Madrid)

Xhanluixhi Bufon (Juventus)

Serxho Buskets (Barcelona)

Iker Kazijas (Real Madrid)

Didier Drogba (Çelsi, Shanghai Shenhua)

Radamel Falkao (Atletiko Madrid)

Zlatan Ibrahimoviç (Milan, tani Paris-SG)

Andres Iniesta (Barcelona)

Lionel Mesi (Barcelona)

Manuel Neuer (Bajern Munih)

Nejmar (Santos)

Mesut Ozil (Real Madrid)

Xherard Pike (Barcelona)

Andrea Pirlo (Juventus)

Serxho Ramos (Real Madrid)

Kristiano Ronaldo (Real Madrid)

Uejni Runi (Mançester Junaitid)

Jaja Toure (Mançester Siti)

Robin van Persi (Arsenal, Mançester Junaitid)

Çabi Alonso (Real Madrid)

Çavi Hernandez (Barcelona)

10 TRAJNERËT

Visente Del Bosque (Spanjë)

Roberto Di Mateo (Çelsi)

Aleks Ferguson (Mançester Junaitid)

Pep Guardiola (Barcelona, i papunë)

Jup Hejnkes (Bajern Munih)

Jurgen Klop (Borusia Dortmund)

Joakim Lëv (Gjermani)

Roberto Mançini (Mançester Siti)

Zhoze Murinjo (Real Madrid)

Çezare Prandeli (Itali)