Top 10 tenistët më të paguar

819
Sigal

Dhjetë më të mirët fituan së bashku 202 milionë dollarë vitin e kaluar

Tregu i sponsorizimeve në sport ka pësuar rënie në vitet e fundit, kjo dhe për shkak të krizës ekonomike, por megjithatë tenistët e elitës janë ende të mbështetur me miliona dollarë, kjo dhe për shkak të popullaritetit të sportistëve. Emra të tillë si,  zvicerani Roxher Federer, spanjolli Rafael Nadal, arrijnë të fitojnë disa dhjetra miliona dollarë në vit. Top-10 tenistët më të mirë fituan së bashku 202 milionë dollarë vitin e kaluar, lu listën e kryeson numri një i botës, Roxher Federer, me 54.3 milionë dollarë.

1. ROXHER FEDERER

Në fushë: 9.3 milionë USD. Jashtë fushe: 45 milionë USD. Total: 54.3 milionë dollarë.

Ai rimori numrin një në renditje në fushë pas fitores së Uimbëlldonit në muajin korrik, çka ishte dhe grand slemi i 17-të, një rekord. Sponsorit e tij përfshijnë Kredit Suise, Mercedes-Benz, Nike dhe Rolex.

2. RAFAEL FEDERER

Në fushë: 7.4 milionë USD. Jashtë fushe: 25 milionë USD. Total: 32.4 milionë dollarë.

Një dëmtim në gju e mbajti Nadalin larg Lojërave Olimpike dhe po ashtu nga turneu amerikan “US Open2. Ai ka fituar deri tani 50 milionë dollarë premio gjatë karrierës së tij.

3. MARIA SHARAPOVA

Në fushë: 5.1 milionë USD. Jashtë fushe: 22 milionë USD. Total: 27.1 milionë dollarë.

Marrëveshja prej tetë vjetësh me “Nike” mund të shkojë deri në 70 milionë dollarë, por në listën e sponsorëeve janë të shumtë. Së shpejti, ajo do të hapë linjën e re të prodhimeve: Sugarpova.

4. NOVAK DJKOVOVIC

Në fushë: 10.3 milionë USD. Jashtë fushe: 9.5 milionë USD. Total: 19.81 milionë dollarë.

Suksesi i tij personal i ka sjellë më shumë para, sesa sponsorët. Kompania sponorizuese “Sergio Tachini” nuk mund ta përballotete. Rrugët e tyre u ndanë në muajin maj.

5. LI NA

Në fushë: 1.4 milionë USD. Jashtë fushe: 17 milionë USD. Total: 18.4 milionë dollarë.

Kinezja Li siguroi shtatë marrëveshje sponsorizimi pasi fitoi titullin “French Open 2011”, grand slemi i parë i fituar nga një sportiste e lindur në Azi.

6. SERENA WILLIAMS

Në fushë: 5.3 milionë USD. Jashtë fushe: 11 milionë USD. Total: 16.3 milionë dollarë.

Fitimet e saj arrijnë në 38 milionë euro dhe kjo e mban atë në listën e tenisteve më të paguar.

7. KAROLINE VOZNIAKI

Në fushë: 2.7 milionë USD. Jashtë fushe: 11 milionë USD. Total: 13.7 milionë dollarë.

Ish-numri një në botë ka një duzinë sponsorizuezish dhe tani ka lançuar edhe një linjë të sajën të veshjeve të brendshme.

8. ANDI MËRREJ

Në fushë: 5 milionë USD. Jashtë fushe: 7 milionë USD. Total: 12 milionë dollarë.

Fituesi i medaljes së artë olimpike, në “Londër 2012” ka marrëveshje me Adidasin, Head, orët Rado dhe Bankën Mbretërore të Skocisë (Mërrej është skocez).

9. VIKTORIA AZARENKA

Në fushë: 6.7 milionë USD. Jashtë fushe: 3 milionë USD. Total: 9.7 milionë dollarë.

6.7 milionë dollarët e fituar në fushë, kur ajo arriti edhe të jetë numri një në botë për tenistet femra përpara një viti.

10. ANDI RODIK

Në fushë: 0.8 milionë USD. Jashtë fushe: 8 milionë USD. Total: 8.8 milionë dollarë.

Rënia e tij në renditje, në vendin e 21-të i hoqi disa bonuse nga sponsorët, por gjithsesi ai është tenisti i dhjetë që fiton më shumë.