Toni Kroos: Kjo Gjermani, më e fortë së në ‘Rusi 2018’

830
Sigal

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, ka dhënë komentet e tij rreth favoritit për Euro 2020.

Kroos ka shprehur besimin se fituesja e Kupës së Botës 2014, Gjermania, është e aftë që të fitojë një tjetër trofe gjatë verës së ardhshme.

Lojtari ka përmendur emra si Leroy Sane, Julian Brandt dhe Serge Gnabry për triumfin në Euro 2020.

Kroos gjithashtu ka shprehur mendimin se kjo skuadër është më e fortë sesa ajo që u eliminua nga Kupa e Botës 2018.

“Kam një parandjenjë shumë të mirë për Kampionatin Evropian 2020”, ka thënë Kroos.

“Synimi ynë është që të dominojmë ndeshjet. Sidomos në sulm, ne kemi lojtarë që mund të shkaktojnë probleme, si Sane, Brandt e Gnabry”, ka thënë mesfushori.

“Kjo gjë na bën të paparashikueshëm dhe më të mirë sesa në Kupën e Botës”, deklaroi Kroos.