Tomas Myler, “vrasësi” i Gjermaninë

615
Sigal

 Kristiano Ronaldo i jep lamtumirën Botërorit, me vetëm një gol. Kualifikohet SHBA

Gjermania mposhti 1-0 Shtetet e Bashkuara, falë golit të Tomas Mylerit, duke zënë vendin e parë në grupin G, por edhe amerikanët arritën të sigurojnë një biletë për në raundin e 18-ave. Portugalia dhe Gana i dhanë lamtumirën Botërorit. Gjermania e Johakim Lëvi dëshmoi se nuk e njeh kompromisin. “Pancerat” nuk zhgënjyen ashtu si në 1982 me Austrinë, duke mos toleruar përballë amerikanëve të drejtuar nga ish-trajneri i Gjermanisë, Jurgen Klinsman. Ndeshja në Recife nisi me një ritëm jo shumë të lartë, aq sa u nevojit minuta e 21-të për të parë të parin rast të rrezikshëm me Zusin që provoi goditjen me hark por nuk gjeti dot trekëndëshin e portës. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën gjermanët e rritën menjëherë ritmin dhe në të 47-n, një harkim i Boatengut gjeti kokën e Ozilit, por devijimi këtij të fundit nuk e gjeti kuadratin. Në të 52’, Kloze humbi takimin me historinë ku nga pak metra nuk arriti të shënonte golin e 16-të të tij në një Botëror. Sfida u zhbllokua më në fund në minutën e 55-ë me Hauard që pasi neutralizoi goditjen e parë u mposht nga një goditje perfekte e Mylerit, që i dha avantazhin Gjermanisë. Goli i katërt në këtë Botëror për Mylerin, po aq sa Lionel Mesi (Argjentinë) dhe Nejmari (Brazil). Për mesfushorin sulmues të Bajernit ky ishte golin i tij i nëntë në kampionatet botërore, përfshirë dhe pesë të realizuar në “Afrika e Jugut 2010”. Në avantazh, Gjermania e uli ndjeshëm ritmin aq sa goditja e radhës erdhi vetëm në të 80-të, me Hovedes, përpjekja e të cilit ishte thjesht “përkëdhelje” për duart e Hauard. U mbyll me suksesin e gjermanëve që me fitoren hodhën poshtë zërat për pakt me amerikanët për barazim, duke mos njollosur kështu dhe vendin e tyre të parë në Grupin G.

Lamtumira e Ronaldos

Kristiano Ronaldo i dha lamtumirën Botërorit, edhe pse Portugalia e tij fitoi 2-1 kundër Ganës. Kapiteni luzitan, gjithsesi e la shënjën e tij në “Brazil 2014”, pasi shënoi golin e fitores kundër skuadrës afrikane, ndërkohë që goditi edhe shtyllën horizontale. Fituesi i “Topit të Artë” luajti në këtë Botëror me problem të dukshme në gju, duke sakrifikuar për ekipin dhe vënë në rrezik karrierën e tij. Portugalia kaloi në avantazh me autogolin e Xhon Hoje në minutën e 31-të, por Gana barazoi në minutën e 58-të me të zakonshmin Azamoah Gyan. Në minutën e 80-të, Kristiano Ronaldo përfitoi nga një gabim amator i portierit Dauda për të shënuar golin e parë personal në këtë botëror. Një fitore që nuk vlen për luzitanët sepse ajo që buzëqesh është skuadra e Shteteve të Bashkuara e drejtuar nga Jurgen Klinsman. Portugalia largohet nga botërori me një fitore nderi, ndërsa Kristiano Ronaldo u bashkohet lojtarëve te tjerë të mëdhenj si Uejni Runi (Angli), Andrea Iniesta (Spanjë) e Andre Pirlo (Itali) që lanë më parë Brazilin.

Të kualifikuar

 Brazili

Meksika

Holanda

Kili

Kolumbia

Greqia

Kosta Rika

Uruguai

Franca

Zvicra

Argjentina

Nigeria

Gjermania

SHBA

Belgjika

Të eliminuar

Kroacia

Kameruni

Spanja

Australia

Bregu Fildishtë

Japonia

Italia

Anglia

Ekuadori

Hondurasi

Bosnja

Irani

Portugalia

Gana

1/8 E FINALEVE

28 QERSHOR

49.  Brazil-Kili         18:00

50.  Kolumbi-Uruguai            22:00

29 QERSHOR

51.  Holandë-Meksikë             18:00

52.  Kosta Rikë-Greqi             22:00

30 QERSHOR

53.  Francë-Nigeri            18:00

54.  Gjermani-2H             22:00

1 KORRIK

55.  Argjentinë-Zvicër      18:00

56.  Belgjikë-2G        22:00

ÇEREKFINALET

4 KORRIK

57.  Fit. 49-Fit. 50     22:00

58.  Fit. 53-Fit. 54     18:00

5 KORRIK

59.  Fit. 51-Fit. 52     22:00

60.  Fit. 55-Fit. 56     18:00

GJYSMËFINALET

8 KORRIK

61.  Belo Horizonte

Fit.57.-Fit.58             22:00

9 KORRIK

62.  Sao Paolo

Fit.59-Fit.60       22:00

Vendi i tretë

12 KORRIK/BRAZILIA

Humb.61.-Humb.62         21:00

Finalja

13 KORRIK/RIO DE ZHANEIRO

Fit.61-Fit.62       21:00

Real Madrid, mbreti i milionave

 Reali i Madridit skuadra që ka përfituar më shumë të ardhura nga sezoni 2013-2014 i Ligës së Kampioneve. Nga 904 milionë Euro shpërblime në total, UEFA ka derdhur në arkat e “Los Blancos” shumën e 57 milionë e 414 mijë Eurove ndërkohë që me njëherë pas Realit vjen Paris Sën Zhermen. Francezët edhe pse u eliminuan nga Çelsit në çerekfinalet e turneut kanë derdhur në llogarinë e tyre bankare shifrën 54 milionë e 417 mijë Eurove.

Hitcfeld: “Shaqiri, lojtar i madh”

 Xherdan Shaqiri shënoi tregolëshin me numër 50 në historinë e Kupës së Botës (dhe i dyti në këtë sezon pas atij të gjermanit Tomas Myler). Shqiptari ishte kryefjala në daljen e trajnerit të Zvicrës, Ottmar Hitcfeld, para gazetarëve. “Shaqiri tregoi se çfarë është në gjendje të bëjë në të vërtetë. Ky ishte konfirmimi i potencialit të jashtëzakonshëm që ka. Nuk mbetet gjë tjetër veçse ta përgëzojmë për këta tre gola të mrekullueshëm”.

FIFA dënon “vampirin” Suarez

 FIFA u tregua mjaft e ashpër me sulmuesin uruguaian Luis Suarez. “Vampiri”, i cili u vu në qendër të vëmendjes për kafshimin e mbrojtësit italian Xhorxho Kielini është përballur me “dorën e rëndë” të FIFA-s që e skualifikon 27-vjeçarin me 9 ndeshje ndërkombëtare pezullim dhe katër muaj edhe nga çdo aktivitet futbollistik, çka do të thotë se ai nuk mund të luajë deri në fund të tetorit.

Etika anulon “Këpucën e Artë”

 Komisioni Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit vendosi që të mos akordojë çmimin e “Këpuca e Artë” për golashënuesit e Kategorisë së parë. Në javën e fundit u vunë re tolerime për efekt të klasifikimit të golashënuesve për këtë Kategori. Në sfidën mes Kamzës dhe Tërbunit, që u fitua nga Kamza me rezultatin 6-5, plot pesë gola u shënuan nga Agastra, i cili mori kryesimin e golashënuesit me 21 gola.

Vllazmia e femrave njeh rivalët

 Vllaznia e futbollit për femra njohu kundërshtarët e saj në Ligën e Kampioneve, pas shortit të hedhur dje në selinë e UEFA-s. Goglat e vendosën Vllazninë në grupin 6, që do t’i luajë ndeshjet në Lituaninë e largët. Kundërshtaret e vajzave shkodrane do të jenë kampionia e Qipros Apollon Limasol, ajo e Lituanisë Gintra Universitetas dhe kampionia e Ishujve Faroe Kl Klasvik. Ndeshje e këtij grupi do të luhen në datat 9-15 gusht.