Ditën e djeshme Franca e Didier Deschamps arriti që të siguronte biletën për në finalen e madhe të Botërorit, ndërsa në stadium kishin dhe një tifoz special, presidentin Macron.

Qindra fotoreporterët që asistonin ndeshjen, të ardhur nga gjithë vendet e botës, kanë fiksuar momentin e golit të gjelave të shënuar nga Umtiti.

Por ata nuk kanë humbur as fytyrën e tmerruar të mbretit të Belgjikës Filip si dhe shpërthimin e Emmanuel Macron.