Tjetër sukses në peshëngritje Godelli, i artë në Kazakistan

522
Sigal

Shqiptari Daniel Godelli është fitues i kampionatit botëror të peshëngritjes të mbajtur në Kazakistan.
 
22-vjecari nga Peqini ka arritur të mundë kështu kampionin aktual të botës, kinezin Lju Xiaojung, i cili doli i dyti në kampionatin e këtij viti.
 
Godelli  u shpall fitues në stilin e shkëputjes ku ngriti 171 kilogramë.



Rama:Uh cfarë gëzimi, e urova Godellin
Entuziazmit për këtë fitore të shqiptarit nuk i ka “shpëtuar” edhe kryeministri Rama i cili në një postim në rrjetet sociale ka shprehur gëzimin e tij për cmimin e kampionit që shqiptari Daniel Godelli mori në Kazakistan. Rama thotë se e ka uruar personalisht 22-vjeçarin.

“Uh çfarë gëzimi Daniel Godelli kampion bote në peshëngritje! Do të tentojë pas pak rekordin botëror! Sapo e urova, fantastike!”, shkruan krueministri Rama në rrjetet sociale.