Tjetër italian drejt largimit nga Partizani, drejtori Preiti distancohet nga skuadra

657
Luçiano Moxhi dhe Antonelo Preiti kanë qenë arkitektët e Partizanit të këtij sezoni, madje ish-drejtori i Parmës shikohet si personi që ka ndikuar në përforcimet nga tregu italian në verë.
Preiti ushtron detyrën e drejtorit sportiv te Partizani dhe, deri para shkarkimit të Mark Iulianos nga posti i trajnerit, ai ishte prezent në çdo seancë që zhvillonte ekipi në Kamzë.
Ish-drejtori i Parmës nuk ka humbur asnjë hap të Partizanit, madje ka qenë prezent edhe në seancën e parë që të kuqtë zhvilluan me trajnerin Sulejman Starova.
Por, me kalimin e ditëve, është vënë re mungesa e Preitit në seancat stërvitore të Partizanit. Mbetet të zbulohen shkaqet e distancimit vizual të drejtorit italian me ekipin.
Pas largimit të Iulianos dhe ndihmësit të tij Dosena, emri i Antonelo Preitit është amplifikuar si largimi i radhës nga kupola drejtuese e Partizanit. Aktualisht, personi që po i qëndron më pranë ekipit në stërvitje është Edmond Haxhia, i cili, në sezonin e shkuar ka ushtruar detyrën që mbulon aktualisht Preiti.
Sigal