Tjetër bankinë austriake për Superioren, Partizani në bisedë me Shahner

560
Pas uljes së Peter Pakult në bankinën e Kukësit, duket se trajnerët austriakë do të kthehen në modë në bankinat e Kategorisë Superiore. Sepse një tjetër emër i njohur pranë stolit e Partizanit, pasi siç bëjnë me dije mediat austriake, Valter Shahner është objektiv për stolin e “demave të kuq”. 60-vjeçari cilësohet si njeriu ideal për të filluar një cikël të ri Partizani, i cili pas humbjes në Vlorë të premten, duket shumë larg garës për titull. Shahner ka luajtur me Austrinë e Vjenës, Sturmin e Gracit në Austri, por edhe me Çezenën në Itali, si dhe 54 ndeshje me kombëtaren e tij, ndërsa si trajner, nga viti 1999 ka drejtuar ekipe si Austria e Vienës, Mynih 1860 dhe Admira. Negociatat mes tyre kanë nisur, me ndërmjetësinë e menaxherit Marian Prela, i njëjti që realizoi emërimin e Pacult te Kukësi.
Sigal