Titullar në grumbullimin e parë, Ramadani veçon trajnerin Sormani

517
Dje, në konferencën për shtyp, nga Kombëtarja kanë folur dy futbollistë, mbrojtësi Aliji dhe mesfushori Ramadani. Duke qenë se në Kombëtare vjen për herë të parë, 21-vjeçari nga Ferizaj, Ylber Ramadani, ka falënderuar trajnerin për besimin, por ai ka folur edhe për trajnerin Sormani, i cili e afroi te skuadra daneze e Veljes, ku ai po luan aktualisht. “Konkurrenca këtu është e madhe, dhe kjo është gjë e mirë. Ende nuk është vendosur se kush luan, por më vjen mirë nëse do të luaj që nga minuta e parë, dhe do të bëj më të mirën”, kështu theksoi Ramadani dje në konferencën për shtyp, ku më pas ka falënderuar trajnerin Sormani, i cili e ka marrë në Danimarkë në skuadrën Vleje që ai e drejton. “Më ka ndihmuar shumë aventura në Danimarkë, trajneri Sormani punon shumë me mua dhe më ka ndihmuar, ndaj edhe falënderoj. Pak a shumë janë të ngjashme, Sormani me Panuçin”. Ndërsa mbrojtësi Aliji e sheh si mundësi të mirë për vijimësinë në ekipin kombëtar të futbollit, ndërsa ndjehet në formë të tregojë veten në ekipin Kombëtar.
Sigal